Trajneri Louis van Gaal ka përzgjedhur pikërisht Adnan Januzajn për të dalë në konferencën për shtyp para gazetarëve, para ndeshjes së nesërme për Ligën e Kampionëve, kundër belgëve të Club Brugge.
Talenti kosovar foli për ndeshjen e kaluar ku shënoi në fitoren 1:0 ndaj Aston Villas.
“Viti i kaluar ishte i kaluar, ky vit është ky vit. Nuk kam luajtur për një kohë të gjatë, prandaj isha i lumtur që shënova golin e parë në sezon. Jam i lumtur që luaj dhe jap gjithçka për trajnerin dhe klubin. Jam i lumtur në United dhe jam i lumtur me mënyrën se si trajneri punon me mua, prandaj nuk kam ndonjë arsye për këtë”, deklaroi Januzaj, përcjell GazetaOlle.com.
Monday, 17 August 2015 16:06