lban Meha ka debutuar në kampionatin turk. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që braktisi Gjermaninë pas disa vitesh, ka luajtur titullar në ndeshjen e parë të Superligës Turke.
Konyaspori i tij e ka nisur me një barazim në fushën e vet, duke mos i kënaqur plotësisht tifozët. Ndaj Akhisar Belediyespor, Meha dhe të tijtë janë ndarë në “paqe”, me rezultatin 1-1.
I pari ka kaluar në epërsi ekipi mik, me anë të Custodio, në minutën e 20-të, ndërsa barazimi ka ardhur në minutën e 80-të, kur Douglão ka bërë autogol, duke i dhënë kësisoji një pikë në start Konyasporit. Alban Meha ka luajtur me kohë të plotë, duke u aktivizuar në të majtë të mesfushës. Ndeshja ka qenë e fortë, me dyluftime të ashpra, sepse asnjëra palë nuk ia ka hapur rrugën tjetrës.
Kujtojmë se Meha u transferua merkaton e kësaj vere te Konyaspori, ndërsa para dy ditësh mori çertifikatën e vendbanimit në këtë qytet turk. Ai ka ka nënshkruar një kontratë 1+1 vjeçare me Konyasporin. Pra, ky bashkëpunim është me opsion. Në fund të sezonit të parë, palët duhet të ulen sërish dhe të bisedojnë nëse duhet të mbetet në fuqi edhe sezioni plus, apo jo. Kjo gjë do të varet nga paraqitja e mesfushorit tonë kuqezi, por edhe nga ndonjë ofertë tjetër që mund të ketë, më joshëse.
Monday, 17 August 2015 15:03