Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se ai duhet të marrë përgjegjësinë për humbjen befasuese 4 me 0 në ndeshjen e parë të Superkupës spanjolle nga Athletic Bilbao.
Barça u rikthye në Spanjë nga Gjeorgjia pasi atje u zhvillua UEFA Super Cup, ndërsa trajneri Luis Enrique ka thënë se është dashur ta ndryshojë gjithë ekipin për udhëtimin në San Mames.
“Është dashur të bëjë ndryshime sepse kemi pasur vetëm tre ditë kohë. Unë marr përgjegjësinë për humbjen”, ka thënë Luis Enrique.
“Na ka lënduar orari sepse është dashur menjëherë të vijmë këtu nga Gjeorgjia, por tani nuk është koha për arsyetime. Kalendari është ashtu siç është”.
Saturday, 15 August 2015 09:02