Ylli i Barcelonës, Leo Messi përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se është mjaft shumë i brengosur për viktimat e përmbytjeve në Buenos Aires, por ka inkurajuar të gjithë që të ndihmojnë këta njerëz që kanë nevojë.
Një provincë në Buenos Aires është goditur nga stuhi që kanë sjellë përmbytje të mëdha në disa zona, duke detyruar që të evakuohen më shumë se 11 mijë persona, kurse deri më tani nga këto vërshime janë mbytur tre njerëz, raporton Goal.com.
“Jam shumë i shqetësuar për bashkëvendësit e mi, në Argjentinë, pas imazheve të përmbytjeve që kam parë. Do të doja të inkurajo të gjithë që t’iu ndihmojnë atyre që kanë nevojë”, ka shkruar Leo Messi në profilin e tij zyrtar në facebook.
Ky mesazh i katër herë lojtarit më të mirë në botë vjen vetëm pak ditë pasi kishte dhuruar për këtë rast 4.5 milionë dollarë.
Friday, 14 August 2015 11:04