Xherdan Shaqiri i është kundërpërgjigjur Stefan Effengergut, i cili kishte thënë se kosovari është këshilluar keq kur ka venduar të transferohet në Stoke City.
Futbollisti i ri i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri i është kundërpërgjigjur legjendës së Bayern Munichut, Stefan Effengerg.
Gjermani kishte thënë gjatë një konference për mediat gjermane se Shaqiri është këshilluar keq, pas ka vendosur që t’i bashkohej Stoke Cityt.
Megjithatë, Shaqiri gjatë konferencës së sotme për media ka thënë se, Effenberg është i pa punë dhe kështu ka kohë për të folur, transmeton express.
“Ai nuk ka punë për momentin dhe si njeri i lirë mund të flas. Të gjithë që janë të pa punë mund të flasin dhe unë nuk dua të komentoj për këtë. Unë dua të koncentrohem në punën time dhe jam i lumtur që jam këtu. Puna ime është të luaj e jo të merrem me deklaratat e tjerëve”, tha Shaqiri gjatë një konference për media.
Friday, 14 August 2015 09:05