Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka refuzuar ta komentojë zgjedhjen e Xherdan Shaqirit për t’iu bashkuar Stoke Cityt, duke thënë që ka harruar se kur ka biseduar me të për herë të fundit.
“Unë nuk mund të gjykoj vendimet e Shaqirit. Ishim të rinj kur i ndamë rrugët tona. Nuk e di çfarë ndodhi me Xherdanin te Interi sepse nuk kam komunikuar fare me të që prej se është transferuar atje”, deklaroi Xhaka, përcjellë GazetaOlle.com.
Ai foli edhe mbi origjinën e tij, duke e shprehur krenarinë që është shqiptar nga Kosova.
“Unë kurrë nuk e kam mohuar prejardhjen time dhe rrënjët e mia. Kosova është shtëpia e prindërve të mi, edhe pse unë jam rritur në Zvicër”, shtoi Xhaka.
Friday, 14 August 2015 08:16