Në Angli vazhdon të jetë e nxehtë çështja CarneiroMourinho. Të shumë janë ata të cilët i kanë dal në krah doktoreshës bukuroshe të Chelseait, e cila u fut në
fushë gjatë ndeshjes kundër Swanseas, duke shkaktuar një reagim të frikshëm nga ana e Jose Mourinhos. “Mou duhet të kërkojë falje publike për sjelljen e tij
të frikshme”, shkruajnë disa media në Angli.
“Polemika e Mourinhos është 100% e gabuar. Ai duhet ti kërkoi ndjesë ndërsa klubi duhet të sigurohet që Eva të mos preket në rolin e saj”, është shprehur
Peter Brukner, ish shefi i stafit mjekësor tek Liverpoolit.
Në mbrojtje të doktoreshës ka dalë edhe ish kampioni anglez Gery Lineker: “Mund të bëj një kërkesë për punë në stafin mjekësor të Chelseait meqenëse duhet
të marrësh vesh nga futbolli, ironizon Lineker me Mourinhon.
Thursday, 13 August 2015 18:30