Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho duket se nuk është i kënaqur më sulmuesit që i ka në skuadër.
Mediat britanike shkruajnë se tekniku portugez është duke e kërkuar edhe një sulmues, dhe duket se nuk është i kënaqur vetëm me blerjen e Radamel Falcaos.
Siç raportojnë mediat në ishull, Chelsea është e interesuar për sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuanin. Kampionët në fuqi të Anglisë, ka kohë që janë duke e monitoruar ish-sulmuesin e Real Madridit.
Thuhet se Chelsea është duke përgatitur ofertën për Higuainin, i cili kërkohet edhe nga Arsenal e Manchester United.
Ndryshe, Napoli insiston se Higuani mund të shitet vetëm për atë klub që paguan klauzolën e lojtarit që kap shifrën 66 milionë euro, në të kundërtën lojtari do të mbetet tek napolitanët.
Thursday, 13 August 2015 17:08