Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka pohuar se është duke menduar të bëhet trajner pasi i mungon shumë futbolli.
40-vjeçari gjithë karrierën e tij e kaloi në Old Trafford, para se të pensionohej në vitin 2013.
Në sezonin 2013-14, Scholes pati një rol të trajnerit te Unitedi kur Giggs zëvendësoi David Moyesin e shkarkuar dhe që nga ajo kohë Scholes nuk ka menaxhuar ndonjë ekip edhe pse është bashkëpronar i klubit Salford City.
“E dua futbollin”, ka thënë Scholes. “Nuk jam përfshirë në futboll gjatë dy viteve të fudnit. Më mungon aktiviteti me lojtarët dhe zhveshtorja”.
“Në të ardhmen dua të jem trajner, por nëse nuk kam ndonjë ofertë nuk do të aktivizohem, mirëpo është diçka që më pëlqen”.
Thursday, 13 August 2015 12:06