Rafa Benitez nuk e ka ndërmend që ta huazoj 19 vjeçarin Marco Asensio për edicionin 2015/16
Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez, duket se ka marr vendim që mos ta huazoj talentin e ri të Los Blancos, Marco Asensio, raporton e përditshmja madrilene Marca.
Sipas kësaj të përditshme, Benitezi e pëlqen shumë 19 vjeçarin spanjoll dhe mendon se do të jetë i nevojshëm gjatë sezonit 2015/2016.
Fillimisht Bneitez kishte menduar se më e mira për lojtarin është që të gjej një skuadër ku kishte me pas më shumë minutash, por Asensio ia ka ndërruar mendjen trajnerit spanjoll me paraqitjet e tij brilantet në miqësoret e parasezonit dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë në edicionin e ri.
Thursday, 13 August 2015 08:14