Katër orë në sallën e operacionit. Në fund, ndërhyrja kirurgjikale del me sukses dhe Debatik Curri shfaqet i qeshur.
Në fillim të javës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pësoi thyerje në këmbën e djathtë, në pjesën poshtë gjurit. Dëmtimi i tmerrshëm ndodhi pas një përplasje në stërvitje me shokun e skuadrës Telushi.
Pas operacionit në një prej klinikave të specializuara në Turqi, 31-vjeçari nuk duket aspak i demoralizar, ndërsa ka pranë edhe shokët e skuadrës së Flamurtarit.
Fatkeqësisht, gjatë viteve të fundit dëmtimet serioze i janë bërë pjesë e karrierës, por gjithmonë mbrojtësi është kthyer më i fortë. Sipas stafit teknik të klubit vlonjat, Curri do të mungojë të paktën tri muaj.
Megjithatë, afati për rikuperimin dhe rikthimi në fushën e lojës do të ndikohet nga ecuria e rehabilitimit.
Lëndimi i Debatik Currit ka krijuar probleme për trajnerin Stanislav Levi. Mungesa e mbrojtësi kuqezi do të ndihet në gjysmën e parë të sezonit, ndërsa te Flamurtari po mendojnë të rikthehen në merkato për të përforcuar repartin difensiv.
Tuesday, 11 August 2015 15:09