Floyd Mayweather tregon edhe një herë tjetër se bën jetë të shfrenuar.
Boksieri më i shtrenjtë në botë, Floyd Mayweather ka bërë çmendurinë e radhës, por jo në ring po jashtë tij.
Ai ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet duke paketuar para për një udhëtim që do ta bëjë, transmeton Express.
Natyrisht që ai nuk e ka treguar shumën, por në foto shihen se janë shumë para, me të cilat Floyd do të bëjë pak qejf.
Kjo nuk është hera e parë që Floyd poston foto të tilla, pasi këtë e bën vazhdimisht dhe ndjehet krenar për një gjë të tillë, pasi insiston se këto para i ka fituar me djersë.
Sunday, 09 August 2015 08:36 
