Interi po mundohet në çdo mënyrë që ta shesë Xherdan Shaqirin. Madje, mediat italiane shkruajnë se Nerazzurri i kanë në dorë gjashtë oferta për mesfushorin kosovar.
Në Gjermani, futbollistin gjilanas e duan Schalke dhe Borussia Dortmundi, të cilat megjithatë ditëve të fundit nuk janë bërë të ‘gjalla’.
Ndërkaq, për ish-futbollistin e Baselit dhe Bayern Munichut, interesim të madh ka mbi të gjitha nga Anglia, shkruan Zëri.
Në fakt, janë katër skuadra nga Premieriga, që e duan mesfushorin e krahut. Bëhet fjalë për Stoke City, Everton, Newcastle e Tottenham.
Madje, thuhet se Interi e ka në duar një super ofertë prej 19 milionë eurosh, për mesfushorin kosovar, ndërsa Evertoni me gjasë ka ofruar 15 milionë euro. Këtë muaj do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e Shaqirit.
Saturday, 08 August 2015 19:00