Njëra ndër ligat më atraktive në futbollin botëror, Premier Liga, do të nis sot.
Emocionet e kampionatit dramatike do të rinisin me super përballjen mes Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.
Ndërkaq, kampionët në fuqi të Anglisë, Chelsea sezonin e ri e nisin para tifozëve të tyre kundër Swansea Cityt, kurse nënkampionët, Manchester City startojnë në transfertë tek West Bromwich Albion.
Ndërkohë, Arsenali e Liverpooli edicionin e ri e nisin kundër West Hamit përkatësisht Stoke Cityt.
Sot takohen:
13:45, Manchester United-Tottenham Hotspur
16:00, AFC Bournemouth-Aston Villa
16:00, Everton-Watford
16:00, Leicester City-Sunderland
16:00, Norwich City-Crystal Palace
18:30, Chelsea-Swansea City
Nesër takohen:
14:30, Arsenal-West Ham United
14:30, Newcastle United-Southampton
17:00, Stoke City-Liverpool
Të hënën takohen:
21:00, West Bromwich Albion-Manchester City.
Saturday, 08 August 2015 14:01