Mesfushori i Milanit, Nigel de Jong ka deklaruar se mes tij dhe trajnerit të Bayernit, Pep Guardiola nuk ka asnjë konflikt apo mosmarrëveshje.
Në ndeshje ndërmjet Bayern Munich dhe Milan ndodhi një përplasje verbale në mes të Pep Guardiolas dhe mesfushorit të Milanit.
Arsyeja ishte se De Jong bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj një mesfushori të Bayernit.
Kjo solli reagimin e ashpër të Pep Guardiolës, ndërsa pas zënkës ka folur dhe holandezi i kuqezinjve.
Duke folur për rrjetin gjerman “ZDF”, De Jong ka thënë nuk ka asgjë në këtë punë.
“Mes meje dhe Pep nuk ka asnjë problem, ne jemi të rritur dhe sigurisht që i kuptojmë fare mirë veprimet tona”, deklaroi De Jong.
Milan pësoi dy humbje në Audi Cup, ndaj Bayernit u mposht 3-0 ndërsa ndaj skuadrës angleze Tottenham 2-0.
Thursday, 06 August 2015 13:36