Roma është shumë pranë që të transferoj brazilianin Gerson.
Roma ka mposhtur Barcelonën në garë për talentin brazilian, Gerson, i cili është pjesë e skuadrës së Fluminenses.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i skuadrës brazilian, i cili tha se Gerson javën e ardhshme do të udhëtoj në Barcelonë për testet mjekësore.
“Ne i kemi thënë po Romës dhe nuk ka klube të tjera pas Gerson. Javën tjetër futbollisti do të udhëtoj në Itali, ku do të kryej testet mjekësore, më pas do të kthehet në Fluminens për të përmbushur kontratën e tij”, tha presidenti Flu Siemsen për Globoesporte.
Ky është një lajm i madh për tifozët e Romës, pasi Gerson cilësohet si telti më i madh brazilian.
Thursday, 06 August 2015 15:04