Skënderbeu pritet të ketë një kundërshtarë të fortë në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve.
Skënderbeu ka shkruar histori në futbollin shqiptar duke u kualifikuar në fazën play-off të Ligës së Kampionëve.
Këtë sukses Skënderbeu e arriti pasi në dy ndeshje mposhti skuadrën moldave, MIlsami me rezultat të përgjithshëm 4:0.
Ajo tashmë është kualifikuar në play-off të Ligës së Kampionëve, ku do të ketë kundërshtarë mjaft të fortë, por lajm i mirë është se të paktën e ka siguruar fazën e grupeve në Europa League.
Interesante është se Skënderbeu me pak fat mund të luaj kundër skuadrës serbe, Partizan, në stadiumin e të cilës u zhvillua ndeshja e famshme Serbi-Shqipëri.
5 kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut në fazën play-off të Ligës së Kampionëve janë: Basel, Maccabi, Malmo, Dinamo dhe Celtic.
Thursday, 06 August 2015 08:18