E ardhmja e mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqirit ende mbetet pezull.
Interi tashmë ka hequr dorë nga ylli shqiptar i Zvicrës, por e ardhmja e lojtarit akoma nuk dihet.
Shaqiri ka qenë i lidhur me kalimin tek Schalke 04, por trajneri i kësaj skuadre, André ëidth Reiter ka mohuar mundësinë e blerjes së se ish-futbollisti i Bayern Munich.
“Për momentin Shaqiri nuk është në planet tona, kështu që nuk kemi pasur asnjë takim me të”, ka thënë trajneri i skuadrës nga Gelsenkirchen.
Por, sipas mediave të huaja, 23 vjeçari është duke u vëzhguar nga Borussia Dortmundit, derisa Shaqiri monitorohet edhe nga Evertoni i Anglisë.
Wednesday, 05 August 2015 13:36