Shoku i skuadrës së Shaqirit te përfaqësuesja e Zvicrës, Roman Burki, ka thënë se do ta telefonoj shqiptarin duke treguar i treguar se çfarë ndjenjë është të luash para 82 mijë spektatorëve.
Vazhdojnë thashethemet në lidhje me lëvizjen e Xherdan Shaqirit drejt Bundesligës.
Shqiptari që është shpallur i padëshiruar te Interi, mund të kaloj në te Borussia Dortmund ose Schalke, që janë edhe dy skuadrat e interesuara.
Për ‘xhuxhin magjik’ ëshët deklaruar edhe trajneri i Schalkes, Andre Breitenreiter.
“Shaqiri momentalisht nuk është një problem, dhe nuk ka pasur asnjë takim personal me të”, ka thënë trajneri i Schalkes, Andre
Breitenreiter për “Sport Bild”. Schalke ka kthyer Sidney Sem pas pezullimit.
Në anën tjetër deklaratë ka dhënë edhe portieri Roman Burki që tashmë do ta ruaj portën te Borussia Dortmund.
Ai u pyet nëse ai kishte kontaktin në kohët e fundit me Shaqirin. “Jo, por unë do t’i shkruaj sigurish përsëri”.
Ai tregoi edhe madhështinë që do ta gjente në ‘Signal Iduna Park’, ku në çdo ndeshje janë të pranishëm mbi 81 mijë tifozë.
Sipas transfermarkt.de gjasat e Shaqirit për të kaluar në Dortmund janë në rritje.
Wednesday, 05 August 2015 11:06