Adriano Galliani, drejtori ekzekutiv i Milanit, e ka një lajm të keq për tifozët e Rossonerëve.
Transferimi i Zlatan Ibrahimovicit në Milan gjatë kësaj vere do të jetë thuajse i pamundshëm.
Ylli suedez nuk pritet të largohet nga Paris Saint-Germain, me të cilin klub ka kontratë deri në verën e vitit 2016.
Këtë e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani.
“Ibrahimovic është një rast i vështirë. Ai është lojtar që ka kontratë me PSG dhe mundësia e rikthimit është minimal”, ka deklaruar ai për Mediaset.
“Është pothuajse e sigurt që ai do të qëndroj në Paris. Por, nëse ai vendos të largohet, atëherë Milani është në ‘pole position’ që ta transferoj”, ka theksuar Galliani.
Wednesday, 05 August 2015 09:34