Pas zyrtarizimit të sulmuesit të Juventusit, Pepe, Chievo Verona i përqëndron të gjitha bateritë e merkatos te çështja Basha.
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare që aktualisht është pa një kontratë pas përfundimit të bashkëpunimit me Torinon, është shumë pranë verdhebluve por palët nuk kanë gjetur ende një pikë të përbashkët për zyrtarizimin. Lajmin e bën të ditur “Gazzetta Dello Sport” sipas së cilës, fakti që Migjen Basha është një lojtar i lirë e lehtëson situatën duke e afruar 28-vjeçarin me skuadrën e Rolando Maran, i cili ka shprehur dëshirën që ta ketë lojtarin kuqezi në organikën e tij.
Basha u rikthye në fushë gjatë javëve të fundit të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë që e mbajti në infermieri disa muaj rresht. Ai u aktivizua titullar edhe në miqësoren Shqipëri-Francë duke kontribuar në fitoren e Kombëtares së drejtuar nga De Biasi në “Elbasan Arena”.
Tuesday, 04 August 2015 17:03