Sulmuesi i pa dëshiruar i Liverpoolit, Mario Balotelli deri më tani nuk ka arritur të gjejë një klub të ri për ta vazhduar karrierën e tij, pasi më nuk është në planet e Brendan Rodgersit.
Sipas raporteve nga “Daily Mirror” skuadra e Lazios është e gatshme që ta “shpëtojë” Balotellin, por vetëm nëse arrijnë të hyjnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Lazio sezonin e kaluar në Serie A kishte përfunduar e treta, duke siguruar kështu fazën e “play-offit” në Ligën e Kampionëve, por duhet të mposhtin një skuadër në mënyrë që të arrijnë të hynë në fazën e grupeve në këtë garë, transmeton Koha.net.
Njëra nga klubet me të cilët mund të përballet skuadra e Lazios është edhe Manchester Unitedi që kishte përfunduar në vendin e katërt në Premier Ligë. Kundërshtarin e saj Lazio do ta mësojë të premten, pasi të hedhet shorti për ndeshjet e “play-offit”.
Tuesday, 04 August 2015 16:01