Drejtuesit e Interit pritet të përfitojnë disa milion euro nga shitja e Xherdan Shaqirit dhe disa lojtarëve të tjerë.
Trajneri i Interit, Roberto Mancini tashmë ka përpiluar listën e lojtarëve që nuk i duhen për sezonin e ri.
Në krye të kësaj liste gjenet Xheran Shaqiri, i cili po kërkohet nga Schalke dhe Borussia Dortmund.
Kurse, në listën e shitjes janë vënë edhe D’Ambrosio, Taider, Nagatomo, Andreolli dhe Schelotto, shkruan Gazeta Express.
Nga shitja e këtyre lojtarëve Neroazzurët presin t’i arkëtojnë 30 milion euro, raportonCalciomercato.com.
Sipas këtij portali, me këto para Interi synon të blejë një sulmues (Ivan Perisicin), një mesfushor (Filipe Melo) dhe një mbrojtës(Alex Telles, Masuaku, Clichy apo Criscito). /Express/
Tuesday, 04 August 2015 13:28