Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Bryan Robson ka thënë se Louis van Gaal do të ishte i entuziazmuar nëse mund ta zëvendësoj Angel di Marian me yllin e Real Madridid, Gareth Bale.
Di Maria është shumë pranë kompletimit të transferimit të tij në Paris Saint-Germain, pas vetëm një sezoni në Old Trafford, transmeton Koha.net. Unitedi janë në kërkim të Bale qe një kohë të gjatë edhe pse trajneri i Real Madridid, Rafa Benitez dje konfirmoi se uellsiani nuk është në shitje.
“Transferimi i Bale do të ishte vërtet një goditje e madhe nëse do të ndodhte. E mira e Bale është se ai mund të luaj në dy pozicione, ashtu siç i pëlqen trajnerit. Do jetë e vështirë transferimi i tij, por nëse Unitedi arrin ta sjell atëherë trajneri do të ishte shumë i lumtur”, ka thënë Robson për ESPN.
Manchester Unitedi ende nuk kanë përfunduar përforcimet në këtë afat kalimtar, përveç fazës ofanzive ata gjithashtu janë në kërkim të një qendër mbrojtësi dhe synimin kryesor të tyre e kanë yllin e Real Madridid, Sergio Ramos.
Tuesday, 04 August 2015 12:04