Skandali i korrupsionit që ka goditur FIFA-n dhe Botërorin e 2022-it që do të zhvillohet në Katar është një temë shumë delikate në botën e futbollit aktualisht, veçanërisht, me sa duket, edhe për yllin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.
Organizata që drejton futbollin është tronditur nga ndalimi i 14 personave, ku përfshihen edhe nëntë ish-anëtarë dhe anëtarë aktual të FIFA-s, me akuzën e korrupsionit, duke detyruar presidentin Sepp Blatter të japë dorëheqjen.
CR7 është irrituar shumë dhe ka filluar të përdorë fjalë fyese kur është pyetur në lidhje me këtë çështje në një intervistë, të cilën e ka lënë përgjysmë. “Nuk më intereson FIFA dhe Katari!”, ka thënë ai gjatë një interviste për CNN. “Nuk më intereson një m…! Si mund të flasim për FIFA-n”.
FBI po vazhdon hetimet ndaj FIFA-s dhe në lidhje me votimin që ka përcaktuar dy vendet e ardhshme të Kupës së Botës, Rusia në 2018-ën dhe Katari në 2022-in, për shkak se ka pasur akuza se zyrtarët e FIFA-s kanë marrë ryshfet në këmbim të votës së tyre.
Monday, 03 August 2015 15:07