Skuadra e Bayern Munchen u mposhtë në finalen e Superkupës së Gjermanisë nga Wolfsburg me penalti, pasi koha e rregulltë u mbyll 1-1.
Trajneri i bavarezëve thotë se të përzgjedhurit e tij nuk luajtën keq pavarsisht disfatës.
”Është mëkat pasi ne duhej të mbrohemi vetëm edhe për dy apo tre minuta. Ne nuk kemi luajtur keq”
”Nuk është e lehtë të luash ndaj një skuadra kaq të madhe, një skuadër e cila bëri punë shumë të mirë edicionin e kaluar dhe tani do të luaj në Ligën e Kampionëve”
”Wolfsburg luan në krah, ka një lojë me pasime direkte të sigurta dhe me krosime të rrezikshme. Liga e Kampionëve, Bundesliga dhe Kupa e Gjermanisë janë më të rëndësishme, por titulli është titull”, përfundoi strategu spanjoll.
Sunday, 02 August 2015 15:17