Robert Lewandowski ka vazhduar qëndrimin e tij te Bayern Munichu, duke pohuar se fansat ende nuk e kanë parë më të mirën nga ai.
Javët e fundit është raportuar se Arsenali ka shprehur interesim për të, së bashku me Manchester Unitedin, por sulmuesi polak ka thënë se do të mbetet te klubi gjerman.
“Nuk besoj se fansat e kanë parë më të mirën nga unë. Unë mund të jem më i mirë këtë sezon. E kam të qartë këtë”, ka thënë 26-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.
“Natyrisht nuk është e lehtë sepse ndikojnë shumë faktorë tjerë, por është e rëndësishme të luajmë si ekip”.
Lewandowski shënoi 24 gola në 47 paraqitje për Bayernin.
Saturday, 01 August 2015 14:11