Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli ka marrë edhe goditje të rëndë nga ana e klubit, ai përveç që është duke stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit së bashku me Fabio Borinin dhe Luis Enriquen, ai nuk është ftuar as për ndeshjen e ardhshme kundër Helsinkit që do luhet në Finlandë.
Sulmuesi italian ishte lënë jashtë skuadrës edhe për turneun para sezonal që ishte zhvilluar në Tailand, Australi dhe Malajzi, duke nënkuptuar se largimi i tij nga Anfield Road është vetëm çështje kohe, transmeton Koha.net.
Madje sipas raporteve nga Daily Mirror, Brendan Rodgers e ka bërë sulmuesin italian si zgjedhjen e shtatë në klub për sulmin e tij, pas dyshes nga akademia Jerome Sinclair dhe Sheyi Ojo.
Balotelli që nga transferimi i tij në Liverpool nga skuadra e Milanit verën e kaluar, ka bërë 28 paraqitje duke shënuar vetëm katër gola. Ai është i lidhur me një rikthim në Itali, që kërkohet nga Sampdoria dhe Bologna.
Friday, 31 July 2015 11:34