Trajneri i Kukësit, Troisi shprehu keqardhje për ngjarjet e ndodhura në stadiumin “Qemal Stafa”, ku u ndërpre një ndeshje futbolli për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushën e lojës. Sipas teknikut Brazilian, Troisi ishin polakët ata që provokuan indicidentet.
“Unë kam parë tifozë polakë që kanë ardhur duke provokuar tifozët tanë. Unë nuk kam ardhur këtu për të kryqëzuar tifozët, pasi për mua ata që kanë hedhur gurin nuk janë tifozë të Kukësit. Tani do presim vendimin e Uefa-s, por më vjen keq që kjo ndeshje futbolli nuk vazhdoi sepse ne po luanim mirë”.
Kukësi tashmë do të presë vendimet e komisioneve disiplinore të Uefa-s, me zyrtarët e klubit që do të kenë një javë të ngarkuar për të mbledhur të gjitha pamjet filmike, qoftë profesionale, apo amatore por dhe fotografitë që mund të ndihmojnë në zbutjen e dënimit.
Friday, 31 July 2015 10:04