Një kontratë prej 50 mijë eurosh që Elseid Hysaj ka me firmën e veshjeve sportive Puma vonon zyrtarizimin e mbrojtësit shqiptar me Napolin. Ndonëse të dy klubet kanë rënë dakord për shumën e trnasferimit të 21-vjecarit në San Paolo, të drejtat e imazhit janë bërë pengesë që marrëveshja të mbyllej sa më shpejt.
Presidenti de Laurentiis në bazë të politikave të klubit, nuk pranon që futbollistët e tij të kenë marrëveshje individuale me firma të ndryshime, ndaj në rastin e Hysajt, një kontratë me vlerë vetëm 50 mijë euro bëhet pengesë që futbollisti i kombëtares shqiptare të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.
Që të bëhet zyrtarisht lojtar i Napoli, Hysaj duhet të prishë kontratën me Puman, pasi klubi napolitan është në bisedime me një tjetër firmë të njohur të veshjeve sportive.
Shuma e transferimit të Hysjat te Napoli kak shifrën e 5.5 milionë eurove, ku përfshihen edhe bonuset, ndërsa mbrojtësi pritet të përfitojë 600 mijë euro në vit, plus bonuset, për 5 vitet e ardhshme. Blerja e Hysajt konsiderohet një investim i sigurtë për të ardhmen, pasi futbollisti shqiptar është vetëm 21-vjec dhe vlerësohet ndër më të mirët në qarkullim në rolin e tij.
Thursday, 30 July 2015 11:01