Futbollisti i Sao Paolos, Alesandre Pato, ka deklaruar se ndjehet i lumtur në Brazil, ndonëse ka kohë që është në shënjestër të shumë klubeve evropiane.
Pas lëndimeve të njëpasnjëshme që i ndodhën në skuadrën e Milanit, 25-vjeçari brazilian u rikthye në vendlindje duke e veshur fanellën e Corinthinasit. Megjithatë, Pato u largua edhe nga ky klub, si pjesë e një shkëmbimi mes lojtarëve, duke u huazuar te Sao Paolo. Pato ishte në shënjestër të Fenerbahçes, kurse për shërbimet e tij janë të interesuara edhe Interi dhe Lazio.
“Jemi në fund të korrikut dhe jam plotësisht i përqendruar në ndeshjet e ardhshme. Zërat që kanë të bëjnë me kontratën time nuk më interesojnë në këtë moment. Do të jap maksimumin tim për Sao Paolon”, ka theksuar Pato.
“Po luaj mirë dhe dëshiroj t’i ndihmoj klubit me golat e mi, ashtu siç kam bërë në edicionet e kaluara. Synimi im është të qëndroj këtu”, ka shtuar Pato. Braziliani ka kaluar gjashtë edicione në fanellën e Milanit, ku në 117 ndeshje ka shënuar 51 gola.
Wednesday, 29 July 2015 15:07