Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka pranuar se ishte pak i frikësuar kur Manchester United kishte transferuar Radamel Falcaon sezonin e kaluar.
Kolumbiani iu bashkua “Djajve të Kuq” sezonin e kaluar në formë huazimi nga Monaco, por ai pati performanca të dobëta dhe Unitedi vendosi të mos e mbante më në klub.
Pas Unitedit, Mourinho vendosi të huazonte Falcaon dhe beson se ai do të tregojë se është transfero i qëlluar.
“Kur ai u transferua te Unitedi më duhet të them se isha i frikësuar”, ka thënë portugezi për “ESPN”, transmeton koha.net. “Ai është i rrezikshëm në zonë dhe shënon shumë gola vazhdimisht. Ai shijoi këtë formë në çdo klub në çdo ligë, andaj jam i bindur se do ta bëjë këtë edhe në Angli”.
Wednesday, 29 July 2015 09:14