Të Napoli rikthehet dashuria për Elseid Hysajn. Pas interesimit fillestar tratativat mes klubit të Aurelio de Laurentiis dhe Empolit kishin mbetur pezull për disa javë, por periudha e stanjacionit tashmë ka marrë fund me mediat italiane që njoftojnë se Napoli është rikthyer me forcë pistës që e con te mbrojtësi i kombëtares Shqiptare të futbollit.
Napoli ka fiksuar një takim me drejtuesit e Empolit për të folur pikërisht për Hysajn që kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i të kaltërve Maurizo Sarri që e ka drejtuar edhe në Toskanë 21 vjecarin nga Shkodra, transmeton supersport.
Strategjia e Napolit që qëndroi në hije përgjatë javëve të fundit me sa duket ka pasur të bëjë me një tentativë për të ulur cmimin e Hysajt me Empolin që bëri të ditur se 3-4 milionë euro nuk mjaftojnë për kartonin e shqiptarit, por drejtori sportiv i Empolit, Marcello Carli deklaroi para pak ditësh se e ardhmja e 21 vjecarit do të jetë jashtë Italisë, dicka që ka shtyrë Napolin të nxitojë për të mos humbur futbollistin.
Hysaj ka qenë një ndër emrat më të nxehtë në këtë merkato vere pasi për të është folur edhe për interesimin e skuadrave si Chelsea, Bayer Leverkusen, apo Schalke 04.
Tuesday, 28 July 2015 13:06