Bayern Munich nuk dëshiron largimin e Mario Gotzes nga Allianz Arena gjatë këtij afati kalimtar, ka konfirmuar drejtori sportiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.
Gotze është i lidhur me një kalim tek kampioni italian, Juventus, të cilët e kanë njërin nga synimet e tyre kryesore. Ish lojtari i Dortmundit nuk ka qenë zgjedhja e parë e Pep Guardiolas i cili nuk i kanë dhënë hapësirën e duhur në sezonet paraprake, transmeton Koha.net.
“Nuk kemi vendosur ndonjë lojtar në shitje për këtë afat kalimtar. Kjo vlen edhe për Mario Gotzen. Çdo lojtarë meriton një shans të dytë. Mario do e ketë edhe një shans gjithashtu dhe e ka mbështetjen e plotë të klubit”, ka thënë Rummenigge për Kicker.
Kampioni i Botës ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2017 dhe në sezonin e ardhshëm pritet që të ketë një rol kyç tek bavarezët.
Monday, 27 July 2015 16:14