Para fillimi të sezonit, Jose Mourinho ka deklaruar se skuadra e Chelseas është e kompletuar dhe ndonjë nënshkrim do vije për të zëvendësuar lojtarët e larguar, kështu që Felipe Luis pritet të kthehet te ish klubi i tij Atletico Madrid, në anën tjetër blutë e Londrës pritet ta kompletojnë nënshkrimin e Baba Rrahman.
Spekulohet se posa Felipe Luis ta finalizoj largimin, Chelsea do të nënshkruaj zëvendësimin me anësorin e majtë ganez Rrahman, i cili raportohet se është pajtuar me kushtet personale dhe largimi nga Augsburgu i ka ditët e numëruara. Pritet që marrëveshja do të kryhet para ndeshjes me Arsenalin që do të zhvillohet në Wembley.
Monday, 27 July 2015 12:21