Roberto Mancini shpreson të zhvillojë një ndeshje të madhe kundër Real Madridit.
Trajneri i Interit, Roberto Mancini shpreson se skuadra e tij do të zhvillojë një ndeshje të madhe kundër Real Madridit dhe të arrijë nivelin e duhur para fillimit të sezonit të ri.
“Gjëja kryesore është që të mos kemi lëndime. Ne do të ndryshojmë nesër dhe unë dua të zhvillojmë një ndeshje të mirë kundër Real Madridit. Ne nuk kemi shënuar ende, por këto gjëra ndodhin”, tha Mancini gjatë konferencës për media.
“Real Madridi është para nesh sa i përket përgatitjeve, por gjithmonë është bukur kur luani ndeshje të tilla. Ne duhet të arrijmë nivelin tonë më të lartë para fillimit të edicionit në Serie A”, përfundoi Mancini.
Sunday, 26 July 2015 20:34