Mesfushor ofensiv belg, Kevin De Bruyne mundi Arjen Robbenin dhe Manuel Neuerin me një “lumë” votash për çmimin “Lojtari i Vitit”, ndërsa treneri i tij, Dieter Hecking është emëruar si “Trajneri më i Mirë”.
Në garën për çmimin “Lojtari i Vitit”, e cila është votuar nga gazetarët e gjithë vendit, De Bruyne ka marrë 367 vota, Robben 94 vota dhe Neuer 67 vota.
“Të votohesh si lojtari më i mirë jashtë vendlindjes do të thotë shumë”, ka thënë De Bruyne për Kicker, pasi dëgjoi lajmin, transmeton Koha.net. “Ky është shpërblimi për sezonin tim”.
Ishte një ditë e mirë për Wolfsburgun, pasi që trajneri Dieter Hecking ka marrë titullin “Trajneri më i Mirë” me 203 vota, ndërsa trajneri i Augsburgut, Markus Weinzierl, është radhitur në vendin e dytë para Lucien Favre.
Jurgen Klopp është radhitur në vendin e pestë, ndërsa Pep Guardiola në vendin e tetë.
Sunday, 26 July 2015 15:24