Pas Sergio Ramosit, Real Madridi gjatë janarit mund të mbetet edhe pa mbrojtësin portugez, Pepe.
Real Madridi është në telashe të mëdha. Ekipi mbretëror brenda pak muajve mund të mbetet pa dy shtyllat e mbrojtjes, Sergio Ramosin dhe Pepen.
I pari është pran largimit nga Reali, pritet të transferohet te Manchester United, derisa të dytit i skadon kontrata në verën e ardhshme.
Por, mbrojtësi portugez nëse nuk e zgjatë kontratën, gjatë janarit të vitit 2016 mund të gjej ekipin e r, shkruan e përditshmja sportive madrilene AS.
Ishte paralajmëruar se Pepe do të vazhdoj kontratën me Realin edhe për dy sezone, por deri më tani nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim. /Express/
Saturday, 25 July 2015 11:54