Louis Van Gaal, menaxheri i Manchester Unitedit, ka një lajm të keq për Real Madridin
Davide de Gea nuk do të transferohet në Real Madridi gjatë kësaj vere. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i skuadrës së Manchester Unitedit, Louis Van Gaal.
Strategu holandez është i bindur se reprezentuesi spanjoll do të filloj sezonin e ri me ekipin nga Old Trafford
“Mendoj se David do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Barcelonës. Për këtë arsye, ai mund të fillojë sezonin në Premierligë kundër Tottenhamit”, ka deklaruar Van Gaal, transmeton AS.
Tash e disa javë është përfolur se De Gea do të transferohet në Real Madridi, gjatë kësaj vere, për ta zëvendësuar Iker Casillasin, i cili u transferua te Porto
Friday, 24 July 2015 22:02