Herolind Shala ndryshon skuadër por jo kampionat. Sipas asaj që raportojnë mediat ceke futbollisti i kombëtares shqiptare është shumë pranë kalimit te Slovani i Liberecit. Sparta e Pragës klubi që ka në pronësi kartonin e talentit 23-vjecar dhe që me të cilët Shala firmosi një kontratë për 3 vite e gjysmë, 7 muaj më parë ka vendosur ta japë në huazim lojtarin për sezonin futbollistik 2015-2016 pikërisht te Slovan i Liberecit në mënyrë që Herlonidi të ketë më shumë hapsira. Shala u transferua me shumë bujë te gjigandët cekë të Spartës së Pragës nga norvegjezët e Odd në Janar të 2015, por edhe pse spikati në disa ndeshje miqësore me skuadrën e tij të re një dëmtim që pësoi më pas e mbajti 23-vjecarin për disa muaj jashtë fushave të futbollit.
Në një prononcim për mediat ceke drejtori sportiv i Spartës së Pragës, Jakub Otava ka theksuar se Herolind Shala për të rifituar formën e tij më të mirë ka nevojë të luajë sa më shumë dhe këtë mundësi do tia japë Slovani i Liberecit. Nëse qëndronte te Sparta për momentin Shala do të kishte shumë pak hapsira në formacion sepse në skuadër është afruar një tjetër lojtar që luan në rolin e tij pikërisht Josef Husbauer i cili është rikthyer në ekip pas huazimit te Cagliari. Megjithatë drejtuesit e klubit cek besojnë shumë te talenti shqiptar prandaj kanë vendosur ta huazojnë atë dhe jo ta largojnë përfundimisht. Ashtu si Sparta e Pragës edhe Libereci është një skuadër me emër të madh në futbollin cek, edhe pse sezonin e fundit e përfundoi kampionatin në vendin e 12-të.
Friday, 24 July 2015 13:30