Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, nuk mendon që gjatë kësaj verë të kthehet në Manchester.
Ish mesfushori i Manchester Unitedit, kërkohet nga Manchester City, por sipas mediave britanike, lojtari nuk dëshiron rikthimin në Manchester.
“Qytetarët” janë të gatshëm t’i investojnë 80 milionë euro për yllin francez, derisa thuhet se talenti francez do të përfitonte 12 milionë euro në vit.
Raportohet se tashmë lojtari ka hedhur poshtë ofertën e majme të nënkampionëve të Anglisë, dhe duket se lojtari dëshiron që edhe në sezonin e ardhshëm të luajë për Juventusin, skuadër më të cilën sezonin e fundit fitoj Scudetton dhe Kupën e Italisë.
Ndryshe, lojtari vazhdon të monitorohet edhe nga klubi i famshëm spanjoll, Barcelona.
Friday, 24 July 2015 10:43