Jose Mourinho ka kritikuar ish mesfushorin e tij Kevin de Bruyne.
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka insistuar se Kevin de Bruyne ka mentalitet të dobët dhe nuk ishte aq i mirë sa të luante për Chelsean.
Ai tha se De Bruyne kërkonte një skuadër ku mund të luante rregullisht, pasi nuk mund të luftonte për pozitën e tij në ekipin e parë me lojtarët tjerë.
“Jam i lumtur për të, ai është një djalë i mirë. Unë doja që ai të qëndronte, por ai nuk mund të luftonte për vendin e tij në një skuadër të madhe. Ai më tha mua se nuk mund të konkurronte për vendin e tij dhe se dëshironte një skuadër ku do të luante çdo ndeshje”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.
“Unë i thash atij, ky është Chelsea. Ju duhet të luftoni për vendin tuaj me lojtarët si Hazard, Mata, Willian, Schurrle dhe unë nuk mund ta premtoj këtë. Unë po kërkoj më shumë dhe ai më thonte se nuk mundte më tepër, kështu që ne bëmë marrëveshje të mirë dhe e shitëm atë”.
De Bruyne kaloi në Wolfsburg për 20 milionë euro, por vlera e tij sot në treg kalon 40 milionë dhe kërkohet nga skuadrat më të mëdha në botë.
Friday, 24 July 2015 10:14