Skuadra e Liverpoolit ka zyrtarizuar transferimin e radhës, pasi ka nënshkruar me sulmuesin Belg të Aston Villës, Christian Benteke.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit, e cila njofton se Benteke ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
“Liverpooli është i lumtur të ju njoftoj se ka nënshkruar me sulmuesin belg të Aston Villës, Christian Benteke. Belgu ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, pasi kaloi me sukses testet mjekësore”, shkruhej në faqen zyrtare të Liverpoolit.
Në anën tjetër Benteke tha se është shumë i lumtur për këtë transferim dhe se në Liverppol po shkon për të fituar trofe.
Thursday, 23 July 2015 09:55