Nëse më parë në Superligën Shqiptare ishtin të shumtë futbollistët kroatë që ushtronin aktivitetin e tyre futbollistik në Shqipëri ishte i madh, tashmë ky trend ka ndryshuar krejtësisht, tashmë kroatët janë të paktë në Shqipëri ndërsa në kampionat kroat numri i shqiptarëve sa vjen dhe rritet. Sportpress.al ju sjell të gjithë shqiptarët që luajnë në Kroaci.
-Dinamo Zagreb: Te Dinamo, skuadra kampione e Kroacisë aktivizohet pogradecari 18 vjecar, Endri Cekici. Talenti kuq e zi i ka nisur shumicën e ndeshjeve si rezervues, si dhe Arian Ademi, me prejardhje nga Maqedonia.
-Rijeka: Te nënkampionia e Kroacise, e cila vjet mori pjesë në Europa League, aktivizohen dy shqiptarë, shkodrani Bekim Balaj dhe fieraku Odise Roshi. Nëse Balaj e ka stabil vendin e titullarit, i sapotransferuari Odise Roshi akoma nuk e ka siguruar një vend titullari.
-Hajduk Spilit: Te skuadra simbol e Kroacisë, aktivizohet talenti 19 vjecar Elvir Maloku i cili shumicën e ndeshjeve i nis titullar. Përvec tij te Hajduk Split pritet që këtë sezon të debutojë dhe gjakovari Arlind Basha.
-Lokomotiva Zagreb: Te skuadra e dytë më e rëndësishme e Zagrebit aktivizohen dy futbolistë 20 vjecar të kombëtares U21 shqiptare, ata janë mirditori Herdi Prenga i cili aktivizohet cdo ndeshje titullar, si dhe sulmuesi 20 vjecar nga Gjakova, Eros Grezda i cili vetëm para pak ditësh u transferua në Zagreb, shkruan Sportpress.al.
-RNK Split: Te skuadra e dytë e qytetit të Splitit, aktivzohet mbrojtësi 21 vjecar i kombëtares Amir Rrahmani si titullar, po ashtu te kjo skuadër prej disa ditësh ndodhet në provë mesfushori 19 vjecar i kombëtares shqiptare U21 Realdo Fili.
-Hrvatski Dragoljevac: Në këtë skuadër aktivizohet sulmuesi nga Shkupi Muzafer Ejupi. Sulmuesi 26 vjecar i cili ka luajtur vetëm një ndeshje miqësore me Maqedoninë është pikë referimi për skuadrën e tij. Deri më tani në dy ndeshje ai ka shënuar tri gola.
-Inter Zapresic: Driton Camaj është shqiptari i fundit i transferuar në Kroaci. Sulmuesi 18 vjecar nga Tuzi erdhi nga ekipi i FK Buducnost Podgoricës. Camaj është pjesë e Malit të Zi U19 por ai dëshiron të vishet kuq e zi.
Thursday, 23 July 2015 08:24