Tani mungon vetëm zyrtarizimi, por Ivan Perishiq është një lojtar i Interit.
Mancini kërkon ta ketë në dispozicion me 3 gusht kur Interi do të kthehet të stërvitet në Brunico ose, më mirë akoma, t’i bashkohet ekipit në Kinë, për t’u përshtatur menjëherë me shokët e skuadrës. E sigurt është se dyshimet e fundit në lidhje me transferimin e tij në Milano janë larguar mes të hënës dhe ditës së djeshme. Falë punës së një menaxheri të FIFA-s dhe këmbënguljes së lojtarit, palët kanë gjetur një marrëveshje: Perisic është vlerësuar 18 milionë euro dhe do të mbushë boshllëkun e lënë nga Podolski.
Nga klubi zikaltër dhe nga menaxheri i futbollistit për momentin nuk kanë ardhur konfirmime sepse janë akoma disa detaje për t’u sqaruar. Wolfsburg po kërkon një zëvendësues për kroatin, ndërsa Interi duhet të mbyllë operacionin për shitjen e Shaqirit te Schalke. Lajmërimi për marrëveshjen me Perishiq nuk do t’i shërbente askujt.
Aq më pak klubit të Thohir, gjithmonë nën vëzhgimin e UEFA-s për “Fair Play”-in financiar. Zikaltrit kanë bërë blerje të rëndësishme, edhe pse pagesat do të jenë me këste, dhe tani duhet të thjeshtojnë organikën për të respektuar diktatin e UEFA-s. Janë larguar 11 lojtarë deri tani, por deri më 31 gusht mund të ketë largime të tjera. Duke filluar nga Shaqiri.
Wednesday, 22 July 2015 18:39