Pasi mori tri pikët e ndeshjes me Serbinë përmes Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, Shqipëria i ka rritur shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Franca 2016”, për herë të parë në histori.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka thotë se gjasat e kualifikimit të ekipit kuq e zi në Evropian janë goxha të mëdha. Por, për ta shkruar historinë, ai thotë se kuqezinjtë duhet ta nxjerrin të paktën një barazim në ndeshjen e radhës në Danimarkë.
“Që ne të kualifikohemi, shanset tona tani janë 70 për qind. Unë besoj se me 1 pikë në Danimarkë do t’ia dalim dhe do ta realizojmë diçka të tillë”, ka thënë Duka për TVSH, duke potencuar se pjesëmarrja e shqiptarëve e serbëve në një grup garues është diçka e mirë, pavarësisht incidentit të madh në Beograd.
Wednesday, 22 July 2015 16:23