Inter-Bayern është gjithmonë një ndeshje që dhuron spektakël, edhe pse sot në fushën e lojës nuk do të luhet për asnjë trofe të rëndësishëm.
Në Shanghai zikaltërit dhe bavarezët do të përballen sërish, por edhe pse është vetëm një ndeshje miqësore kjo sfidë rezervon gjëra të bukura.
Në tre përballjet e fundit mes tyre ka qenë Interi skuadra që ka buzëqeshur në fund, italianët i mundën gjermanët jo vetëm në finalen e Championsit që u zhvillua në Madrid në vitin 2010, por i eliminuan bavarezët nga kompeticioni më madhor për klube edhe 1 vit më pas.
Këtë herë Bayerni do të kërkojë të marrë hak, por Roberto Mancini nuk i druhet aspak skuadrës së Pep Guardiolës. Bavarezët janë përpara në përgatitje pasi kanë nisur stërvitjen shumë më herët. Risia te Bayerni do të jetë Goetze nga minuta e parë, ndërkohë që Interi do të aktivizojë disa nga futbollistët e rinj që ka blerë.
Tuesday, 21 July 2015 11:00