Trajneri i Manchester Cityt vlerëon lartë talentin e tij shqiptar të përfaqësueses së Kosovës.
Manuel Pellegrini, trajneri i Manchester Cityt beson se Bersant Celina ka një të ardhme të madhe paraq vetes në futboll, raporton Sporti 1. Vet talenti i përfaqësueses së Kosovës në futboll është përfshirë në listën e 30 futbollistëve të turneut para-sezonal në Australi.
“Është kënaqësi me qenë këtu. Po mundohem të dëshmohem dhe të mësoj sa më shumë”, tha Celina për tabloidin norvegjez, VG.
Në konferencën për media, Pellegrini ka folur edhe për Celinën, duke e vlerësuar atë.
“Celina është ndër 10 lojtarët e ri që gjenden me ne në përgatitje para stinorit të ri. E njoh sepse ka ushtruar me ekipin e parë prej kohësh. Ai është lojtar i mirë dhe ka të ardhme të madhe”, tha Pellegrini.
Celinë në ndeshjen e fundit miqësore të Cityt ndaj Adelaide (2:0) luajti 17 minuta, mbetet të shihet nëse do të luaj edhe ndaj Romës.
Monday, 20 July 2015 16:28