Mediat gjermane e kanë bërë krahasimin e lojtarëve të Bundesligas të cilët kanë përparuar dhe kanë rënë më së shumti brenda një viti.
Granit Xhaka është futbollisti i dytë që ka përparuar më së shumti në Bundesliga. Xhaka vitin e kaluar kishte vlerë 7 milion euro në treg, ndërsa këtë edicion vlera e tij kap shifrën e 20 milion eurove.
Kevin De Bruyne është futbollisti që ka përparuar më së shumti. Vlerë e De Bruynes ishte vitin e kaluar 10 milion euro, ndërsa tani është 45 milion euro, shkruan indeksonline.
Frank Riberys dhe Philip Lahm u ka rënë vlera më së shumti në treg Ribery kushtonte më sumë se 32 milion euro, ndërsa vlera e tij llogaritet 22 milion euro.
Monday, 20 July 2015 15:48