FIFA ka caktuar 26 shkurtin e vitit 2016 si datën kur do të mbahen zgjedhjet për president të ri.
FIFA do të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm për të zgjedhur presidentin e ri më 26 shkurt të viti 2016.
Sepp Blatter u rizgjodh si president më 29 maj, por katër ditë më pas lajmëroi se do të hiqte dorë nga mandati i tij pas skandalit të korrupsionit që përfshiu institucionin qeverisës të futbollit botëror.
Kandidatët për pozicionin e presidentit të FIFA-s do të duhet të nominohen përpara datës 26 tetor.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini mund të jetë një prej kandidatëve të mundshëm, pasi shumë prej federatave të shteteve anëtare të FIFA-s i kanë kërkuar atij të kandidojë për këtë post.
Monday, 20 July 2015 15:44